VIDEO/ Gjoni: Rama ka frikë nga qytetarët, narrativa po i kthehet në bumerang! Shqiptarëve u ka dalë frika
Deputeti i Partisë Demokratike, Gjin Gjoni, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke deklaruar se mënyra e qeverisjes së tij karakterizohet nga arroganca dhe shpërfillja ndaj qytetarëve. I ftuar në emisionin ‘Syri Digjital’ me moderatorin Bled Marku në SYRI TV, Gjoni tha se sjellja e Ramës nuk është një fenomen i ri, por një mënyrë qeverisjeje që, sipas tij, ka nisur që në kohën kur ai drejtonte Ministrinë e Kulturës dhe më pas Bashkinë e Tiranës. Sipas deputetit demokrat, një nga shembujt më të qartë lidhet me mënyrën sesi janë trajtuar pronarët dhe bizneset gjatë projekteve infrastrukturore në kryeqytet. Ai u ndal edhe te përplasjet gjatë protestave, duke thënë se ka takuar protestues të ndaluar dhe se qëndrueshmëria e tyre tregon, sipas...
Burimi:
syri.net