VIDEO/ Berisha dhe debati për “non grata”, pretendimet për heqje sanksionesh përballë statusit “waiver” dhe listës së DASH
Në një deklaratë për mediat, Sali Berisha tha sot se rasti i tij ishte “unik”, duke iu referuar pretendimit se Shtetet e Bashkuara i kanë hequr sanksionet dhe statusin “non grata”. Por ky pretendim bie ndesh me dy elemente thelbësore: përgjigjen e Departamentit të Shtetit për gazetën TemA, ku flitet për një waiver, pra përjashtim, dhe faktin që emri i tij dhe i familjarëve vijon të jetë i publikuar në faqen zyrtare të DASH në listën e personave të sanksionuar. Dallimi është i rëndësishëm, pasi heqja e sanksionit do të thotë revokim i statusit dhe i bazës ligjore që e ka prodhuar atë. Ndërsa waiver-i është një përjashtim i kufizuar, që mund të përdoret në raste të caktuara kur Departamenti i Shtetit gjykon se hyrja e një personi në...
Burimi:
javanews.al