Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

Veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, kryeprokurori Çela kërkon rishikim të Kodit Penal

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, kërkoi rishikimin e kuadrit ligjor për veprat penale që cenojnë zgjedhjet e lira, duke propozuar ndryshime në disa dispozita të Kreut 10 të Kodit Penal për të përcaktuar më qartë rastet me rrezikshmëri më të lartë për procesin zgjedhor dhe për të parashikuar masa më proporcionale dënimi. Ai theksoi gjithashtu nevojën për forcimin e kapaciteteve hetimore, përmirësimin e analizës së provave dixhitale, shtimin e burimeve njerëzore në prokurori, krijimin e një rrjeti të përhershëm koordinimi mes institucioneve dhe rritjen e kapaciteteve të Policisë së Shtetit për parandalimin dhe hetimin e krimeve zgjedhore. “Kuadri ligjor për veprat që cenojnë zgjedhjet e lira. Disa nga dispozitat e Kreut X të Kodit Penal mund të rishikohen për të përcaktuar më qartë kur sjellja...