Veliaj kujton 21 Janarin: Ols Dado ishte prokurori i çështjes, Strasburgu evidentoi shkelje të rënda në hetim

Veliaj kujton 21 Janarin: Ols Dado ishte prokurori i çështjes, Strasburgu evidentoi shkelje të rënda në hetim

Në seancën e sotme të Gjykatës Administrative, ku u shqyrtua kërkesëpadia për shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Ols Dados prokuror, u zbulua edhe një fakt i ri. Dado mësohet se ka qenë hetues i vrasjeve të 21 janarit 2011 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, një hetim i cili më pas është hedhur poshtë si hetim me të meta dhe shkelje nga Gjykata Europiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg. Nisur nga ky fakt i ri, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj tha sot në seancë se ai ka edhe një arsye tjetër për të qenë palë në shpalljen e pavlefshmërisë së emërimit të Dados. “U përmend një vendim i GJEDNJ-së, të Strasburgut, për ’21 janarin’, ku prokuror i ’21 janarit’ ishte Ols Dado. Strasburgu...