Ura e SPAK-ut mbetet “varur”/ Rama shtyn lejen për projektin “futuristik” të Drejtësisë së Re

Ura e SPAK-ut mbetet “varur”/ Rama shtyn lejen për projektin “futuristik” të Drejtësisë së Re

Nga Boldnews.al Një urë që lidh godinat e Prokurorisë dhe Gjykatës së Posaçme, i ngjashëm me një projekt futuristik, nuk është arritur të përfundojë në kohë. Për këtë arsye, kryeministri Edi Rama, në cilësinë e kryetarit të Këshillit të Rregullimit të Territorit (KRRT), është detyruar të shtyjë afatin e lejes së ndërtimit. Në një vend si Shqipëria, ku kryeministri trajton edhe lejet e ndërtimit për skela, KRRT-ja, mes morisë së vendimeve të shqyrtuara në 30 mars 2026, gjeti kohën të trajtonte edhe kërkesën “Për miratimin e shtyrjes së lejes së ndërtimit për përshtatjen e objektit “Inkubatori i Biznesit në zyra për Strukturën e Posaçme Anti-Korrupsion dhe ndërtimin e urës lidhëse midis dy objekteve ekzistuese”. Në foto: Ura e Prokurorisë së Posaçme Ndërkohë që përshtatja e...