U rikonfirmua si kryetar i Partisë Demokratike, IDC-CDI uron Berishën
Internacionalja Demokrate Kristiane (IDC-CDI), organizata më e madhe politike ndërkombëtare që bën bashkë partitë e qendrës dhe të qendrës së djathtë në botë, ka uruar zyrtarisht Sali Berishën për rikonfirmimin e tij si Kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë. Berisha mori një mandat të ri në krye të forcës kryesore opozitare në vend pas një procesi votimi përmes një referendumi nga anëtarësia. Në mesazhin e saj të urimit, IDC-CDI vlerëson procesin demokratik të ndjekur nga Partia Demokratike dhe konfirmon mbështetjen për liderin e saj. Si një rrjet global i angazhuar fuqishëm në mbrojtjen e vlerave demokratike, ky urim mbart një peshë të veçantë politike për opozitën shqiptare në arenën ndërkombëtare.
Burimi:
sot.com.al