Transformimi dixhital, përfaqësuesja e KiE në Tiranë: Rrit transparencën dhe ul korrupsionin

Transformimi dixhital, përfaqësuesja e KiE në Tiranë: Rrit transparencën dhe ul korrupsionin

Drejtuesja e Zyrës së Këshillit të Europës në Tiranë, Giulia Re, u shpreh se reformat që lidhen me të drejtat e njeriut, garancitë ligjore dhe transparencën përbëjnë bazën e një sistemi demokratik funksional dhe të besueshëm. Gjatë konferencës rajonale që bashkoi vendet e Ballkanit Perëndimor në Tiranë, rreth një vizioni të përbashkët për transformimin digjital, sigurinë juridike të pronës dhe integrimin europian, përfaqësuesja e KiE në Tiranë theksoi se Europa dhe qëndrueshmëria demokratike duhet të garantohen nga forca e rregullave dhe zbatimi i tyre në praktikë. “Për Shqipërinë dhe vendet kandidate në Ballkan, reformat që lidhen me të drejtat e njeriut, garancitë ligjore dhe transparencën janë thelbësore drejt integrimit. Me këtë qëllim, sistemet transparente nuk forcojnë vetëm sistemin e drejtësisë, por ulin edhe korrupsionin dhe...