Tirana pret në qershor ministerialin për Ukrainën
Ferit Hoxha dhe Andrii Sybiha TIRANË-Tirana do të mirëpresë në qershor një takim ministror të dedikuar për Ukrainën dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në Evropë. Lajmin e ka dhënë Ministri i Punëve të Jashtme, Ferit Hoxha i cili ka zhvilluar një takim me homologun e tij ukrainas, Andrii Sybiha. Hoxha ka theksuar se Shqipëria ka mbështetur Ukrainën “që nga dita e parë e agresionit rus”. Ministrat diskutuan gjithashtu edhe procesin e integrimit evropian të Shqipërisë dhe Ukrainës, si dhe forcimin e bashkëpunimit dypalësh. Ministri i Jashtëm Ferit Hoxha: Diplomacia nuk kufizohet vetëm në sallat e takimeve zyrtare; ajo ndodh kudo, madje edhe gjatë pritjes së fluturimit të radhës për angazhimin e radhës. Isha i lumtur që pata një shkëmbim përmbajtjesor me Ministrin e Jashtëm ukrainas...
Burimi:
zeri.ai