‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

‘Teza e re” nga njerëzit pranë Berishës: Edhe Merkel ka qenë e vetme në garë!

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari deklaroi se në Partinë Demokratike askush nuk futet në garë përballë Sali Berishës për të humbur. pasi sipas tij Berisha gëzon një mbështetje absolute brenda partisë. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN ai tha se Berisha gëzon një mbështetje absolute brenda partisë. “Në Partinë Demokratike askush nuk hyn në garë për të humbur, kushdo hyn për të fituar. Të hysh në Partinë Demokratike të kandidosh përballë Sali Berishës, do të thotë që ti je koshient që do të humbësh. Kjo është arsyeja pse s’ke kandidatë. Mund të ketë shumë njerëz që mund të duan ta kryejnë, por e kanë e kanë të sigurt që përballë Sali Berishës, ai gëzon një mbështetje absolute dhe nuk...