‘Territorialja’, Berisha: PS do të shkrijë 20 bashki, do rikërkojmë komision hetimor për charterin e Ramës
Varianti i socialistëve për të ecur përpara me skenarin për uljen e moderuar të numrit të bashkive dhe ndarjen e vendit në rajone, e bën PD të bindur se me hartën e re territoriale, maxhoranca do të shkrijë të paktën 20 bashki. “Ai kërkon të zbatojë më tej politikën e shpopullimit duke hequr edhe 20 bashki të tjera”, tha Berisha. Kryedemokrati Berisha thotë se drejt kësaj ndarjeje të re, PS po shkon duke ndërprerë në mënyrë të habitshme konsensusin në Komisionin e Posaçëm të Reformës Territoriale. “Edi Rama urdhëroi ndërprerjen e një procesi në vazhdim, për të cilin palët ishin plotësisht dakord të kërkohej shtyrja mbasi nuk kishte përfunduar as procesi i konsultimeve publike. Dhe pavarësisht nga dakordësia e arritur në komision për shtyrjen e...
Burimi:
sot.com.al