Terapia hormonale/ ‘Protokolli, i përkthyer online’, Dasho: Shqipëria s’i ka kushtet për ta ofruar këtë shërbim
Një skandal i vërtetë duket se ka përfshirë sistemin e shëndetësisë në vend, lidhur me udhëzimin e ri mjekësor që trajton ofrimin e terapive hormonale. I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, mjeku Erion Dasho thotë se dokumenti ngre dyshime të forta dhe alarme publike, pasi lë të hapur mundësinë që këto shërbime t'u ofrohen edhe të miturve nën moshën 18 vjeç. Sipas tij, vetë drejtuesit e institucioneve shëndetësore duket se kanë tentuar të distancohen nga ky vendim problematik, duke ia deleguar firmosjen e tij një zëvendësministreje, në vend që të marrë miratimin e drejtpërdrejtë nga titullari i institucionit. Dasho dyshon se pjesë të tëra të këtij protokolli janë përkthyer automatikisht përmes motorëve të kërkimit online, duke shkaktuar gafa të rënda gjuhësore dhe paqartësi...
Burimi:
syri.net