‘Të krijohen parti’, Fuga: Disa elementë do ta pasuronin skenën politike, bota moderne nuk njeh mënyrë tjetër
Protesta flamingo e nisur kundra resortit në Nartë, mund të jetë bazë e ristrukturimit politik në Shqipëri. Në analizën e profesor Artan Fugës, kjo energji popullore heterogjene duhet të futet brenda kuadrit kushtetues dhe parlamentar, duke ruajtur unitetin e protestës. “Mund të kishte vend për të strukturuar një parti e gjelbër, parti ekologjiste, e cila mund të tërhiqte një elektorat shumë të gjerë për një kohë shumë të shkurtër mund të trokiste në Parlament. Kemi prurje emigrantësh, prurje sociale, demografike, kërkesa të tyre… për mua brenda lëvizjes kishte segmente dhe kishte potencial për t’u fragmentuar në parti politike të cilat do e pasuronin, do e gjallëronin skenën politike të Shqipërisë, do iknin nga modeli i partive të vjetra që janë shumë ideologjike”, u shpreh Fuga....
Burimi:
sot.com.al