Tabaku në Kuvend: Integrimi europian nuk është propagandë, por test i demokracisë dhe i drejtësisë

Tabaku në Kuvend: Integrimi europian nuk është propagandë, por test i demokracisë dhe i drejtësisë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, një prej zërave më aktivë të opozitës në procesin e integrimit europian dhe një nga figurat më të besuara të partnerëve ndërkombëtarë në këtë fushë, mbajti një fjalim të fortë gjatë mocionit për debat në Kuvendin e Shqipërisë mbi integrimin europian, projektrezolutën e miratuar në AFET dhe raportin mbi SPAK. Në fjalën e saj, Tabaku theksoi se integrimi europian nuk mund të reduktohet në propagandë apo në numrin e ligjeve të miratuara, por është një test real i funksionimit të demokracisë, institucioneve dhe shtetit të së drejtës. Sipas saj, Shqipëria nuk bëhet europiane “duke hapur kapituj në letër”, por vetëm duke ndërtuar institucione që funksionojnë realisht dhe që garantojnë barazi para ligjit. Deputetja demokrate evidentoi se raportet ndërkombëtare dhe...