Tabaku i përgjigjet Ramës: Po përpiqesh të zëvendësosh problemet reale të medias me statistika propagande
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me raportin e “Buletin Intelligence”, sipas të cilit opozita ka monitoruar hapësirën mediatike në vend. Raporti u shpërnda edhe nga kryeministri Edi Rama që tha se raporti rrëzon tezën e kapjes së medias nga qeveria. Në një reagim në X, Tabaku thotë se Rama po përpiqet të zëvendësojë problemet reale të medias me “statistika propagande” dhe “zhurmë politike”. “Zhurma nuk është liria e medias”, shprehet deputetja. “Problemi ynë nuk është mungesa e zhurmës në televizione apo rrjete sociale. Problemi është mungesa e besimit tek një media e pavarur që mund të hetojë me imtësi pushtetin, korrupsionin dhe vendimmarrjen publike”, shkruan ajo. “Për vite me radhë është ndërtuar një sistem që kontrollon ekonominë, pushtetin lokal dhe gradualisht...
Burimi:
javanews.al