Sprinti i fundit i Ramës për të gllabëruar gjithçka: Qeveria hap rrugën për investime në zona të mbrojtura para kufizimeve nga BE
A po përgatit qeveria terrenin për një sprint të fundit investimesh, përpara se të detyrohet të mbyllë dy prej mekanizmave që kanë lehtësuar ndërhyrjet në zonat e mbrojtura? Ligji për Investimet Strategjike i lejon subjektet të paraqesin kërkesa deri më 31 dhjetor 2026. Ndërkohë, në kuadër të negociatave për anëtarësim, Shqipëria ka marrë përsipër përpara Bashkimit Evropian t’i japë fund këtij ligji dhe të shfuqizojë dispozitat e papajtueshme të ligjit nr. 21/2024 për Zonat e Mbrojtura. Bashkimi Evropian i ka lidhur të dyja çështjet me rrezikun e investimeve të mëdha turistike dhe industriale në territore me vlera të ndjeshme ekologjike. Pikërisht në këtë periudhë kalimtare, më 22 korrik, qeveria ndryshoi rregullat për dhënien me qira, enfiteozë ose forma të tjera kontraktimi të pronës shtetërore. Vendimi...
Burimi:
syri.net