Spiropali: Ka ardhur koha për të ndryshuar këtë sistem politik! Berisha: Dhunë barbare ndaj protestuesve, një person në koma te Trauma
Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, ka deklaruar në Kuvend se vendi ndodhet në një moment të rëndësishëm për ndryshime politike dhe institucionale, duke kërkuar reflektim si nga mazhoranca ashtu edhe nga opozita. Spiropali tha se edhe para protestës dhe gjatë saj ka folur për nevojën e reformimit të pushtetit, vetëkorrigjimit dhe luftës kundër korrupsionit. “Kam folur për nevojën për reformimin e pushtetit, për vetëkorrigjim, për të kaluar nga sistemi i personalizimit ekstrem të pushtetit te sistemi i institucioneve. Kam folur për vetëpastrim, luftë kundër korrupsionit, për administratën”, u shpreh Spiropali. Ajo tha se politika duhet të kuptojë se ky është një moment që ndan një epokë nga një tjetër sa i takon demokratizimit të mëtejshëm të vendit dhe partive politike. “Kam folur për nevojën...
Burimi:
vizionplus.tv