Spiropali dorëzon në PS “Marrëveshjen e re për Shqipërinë”: E mbajta premtimin ndaj Ramës
Ish-ministrja Elisa Spiropali ka deklaruar para hyrjes në seancën e sotme plenare të Kuvendit se ka dorëzuar në Asamblenë e Partisë Socialiste mocionin për hapjen e debatit për një marrëveshje të re për Shqipërinë. E pyetur nga gazetari i Top Channel, Muhamed Veliu, Spiropali tha se ka mbajtur premtimin e dhënë dhe se dokumenti i është drejtuar kryetarit të PS-së, Edi Rama, Asamblesë dhe të gjithë anëtarëve të partisë, duke theksuar se ai do të jetë i hapur edhe për publikun. Sipas saj, nisma nuk synon krijimin e një fraksioni apo përçarje brenda PS-së, por një proces diskutimi dhe bashkimi të energjive brenda partisë dhe shoqërisë shqiptare. Duke folur për përmbajtjen e mocionit, Spiropali u shpreh se ai lidhet me kërkesën për më shumë përfaqësim,...
Burimi:
javanews.al