Sot mbahet Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tivat, merr pjesë edhe kryeministri Rama!
lideret be-ballkan MALI I ZI- Këtë të premte do të mbahet Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat të Malit të Zi, ku pritet të marrë pjesë edhe kryeministri Edi Rama. Në këtë samit, liderët europianë riafirmojnë partneritetin strategjik dhe angazhimin e përbashkët për ecurinë e procesit të integrimit europian të rajonit. Takimi do të kryesohet nga Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, ndërsa do të mikpritet nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatović. Në Samit do të marrin pjesë gjithashtu Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas. Liderët do të diskutojnë mbi ecurinë e procesit të zgjerimit të Bashkimit Europian, integrimin gradual të vendeve të rajonit në tregun dhe politikat e BE-së, si dhe...
Burimi:
zeri.ai