Sot Kuvendi! 6 interpelanca në rend dite, diskutime për antarësimin në BE

Sot Kuvendi! 6 interpelanca në rend dite, diskutime për antarësimin në BE

FOTO ILUSTRUESE TIRANË-Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në seancë plenare. Sipas rendit të ditës, pritet të mbahen 6 interpelanca të kërkuara nga opozita me Kryeministrin Edi Rama, Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, Ministrin e Financave Petrit Malaj, Ministrin e Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo dhe Ministrin e Punëve të Brendshme Besfort Lamallari. Një tjetër pikë është mocioni me debat për problematikat e evidentuara në raportin vjetor të DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, si edhe për gjetjet e progresraportit të Komisionit Europian të miratuar nga Parlamenti Evropian. Në seancë do të ketë diskutime edhe për projektrezolutën “Për procesin e anëtarësimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”. Rendi i ditës: 1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 7.5.2026. 2. Njoftime. 3. Mocion...