Shtrëngime duarsh dhe përqafime/ Rama pritet me nderime të larta nga presidenti Macron
Kryeministri Edi Rama zhvilloi këtë të hënë një vizitë zyrtare në Paris, ku u prit në Pallati Elysee nga presidenti francez, Emmanuel Macron. Takimi mes dy liderëve u fokusua në forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Francës, me theks të veçantë te procesi i integrimit europian të vendit dhe zgjerimi i investimeve franceze në Shqipëri. Në qendër të bisedimeve ishte edhe avancimi i projekteve konkrete të bashkëpunimit, mes të cilave spikat iniciativa për ngritjen e liceut francez në Korçë, një projekt që synon të thellojë lidhjet kulturore dhe arsimore mes dy vendeve. Rama dhe Macron Vizita e Ramës në Paris vjen në vijim të forcimit të marrëdhënieve shqiptaro-franceze gjatë viteve të fundit. Gjatë vizitës së presidentit Macron në Tiranë vitin e kaluar,...
Burimi:
ntv.al