Shqiptarja nga Franca: Shqipëria është Europa, jo qeveria që na ka mbajtur larg saj
Një qytetare e ardhur nga Franca iu bashkua protestës së 20-të para Kryeministrisë, duke sjellë një mesazh të fortë mbështetjeje për qytetarët që prej javësh kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. Ajo vlerësoi qëndresën e protestuesve ndër vite, duke theksuar se padrejtësitë mund t’i kenë përballuar, por nuk i kanë pranuar kurrë. Në fjalën e saj, qytetarja iu drejtua edhe liderëve europianë, duke deklaruar se shqiptarët janë një popull europian që meriton të jetë pjesë e Europës së bashkuar. Qytetarja: Shqipëri të është mbushur shtëpia plot! Po të kthehen fëmijët! Unë erdha sot nga Franca. Kam 19, 20 ditë që jam ndalur në këtë moment. Ju kam ndjekur që nga zgjimi dhe deri kur shkoja në shtrat, dhe kur mbyllja sytë dëgjoja vetëm: Rama ik,...
Burimi:
syri.net