Shqiptari i Preshevës rri gatitu para xhandarit serb, pastaj vjen në Tiranë të protestojë kundër Ramës
Blerim Latifi Shqiptari i Luginës së Preshevës rri gatitu para xhandarit serb. Nuk arrin të organizojë as një miniprotestë kundër spastrimit të heshtur etnik që Serbia po e zbaton përmes pasivizimit të adresave dhe masave të tjera diskriminuese, të cilat e kanë goditur rëndë të drejtat politike e qytetare të shqiptarëve atje. Por ja që merr turrin të shkojë në Tiranë për të protestuar kundër Edi Ramës dhe kundër një investimi amerikan në bregdetin shqiptar. Dhe këtë e bën pavarësisht faktit se qeveria shqiptare është e vetmja që, të paktën në kanalet diplomatike perëndimore, ka ngritur vazhdimisht zërin për çështjen e shqiptarëve të Preshevës. Ndërgjegja njerëzore sikletoset nga paradokse të tilla shqiptarësh.
Burimi:
ntv.al