“Shëndetësia nuk është luks dhe as privilegj”/ Xhixho kritikon qeverinë: Mungojnë ilaçet dhe pajisjet, qytetarët…

“Shëndetësia nuk është luks dhe as privilegj”/ Xhixho kritikon qeverinë: Mungojnë ilaçet dhe pajisjet, qytetarët…

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka ngritur akuza ndaj qeverisë për gjendjen e sistemit shëndetësor në vend, duke pretenduar se mungesat në spitale po rëndojnë mbi pacientët. Në një reagim të publikuar në rrjetet sociale, Xhixho u shpreh se institucionet shëndetësore përballen me probleme të shumta, duke përmendur ndër të tjera situatën në Spitalin e Traumës, ku sipas saj sallat e kirurgjisë vijojnë të jenë jashtë funksionit për shkak të rikonstruksionit. Ajo deklaroi gjithashtu se në shërbimin e Neurologjisë nuk funksionon angiografia cerebrale, ndërsa pacientët detyrohen të përballen me kosto të larta në sektorin privat. Sipas saj, mungesa e medikamenteve në Onkologjik, përfshirë Avastinën, është një tjetër problem që prek pacientët me sëmundje të rënda. “Shëndetësia nuk është luks dhe as privilegj. Është...