Shehaj përplaset me Ballën, Manjën e Peleshin: Ja shërbëtorët e Ballukut

Shehaj përplaset me Ballën, Manjën e Peleshin: Ja shërbëtorët e Ballukut

Seanca e Sekretariatit të Etikës është përfshirë nga tensione, pas vendimit për përjashtimin e deputetëve të Partisë “Mundësia” nga punimet e Kuvendit. Kreu i kësaj force politike, Agron Shehaj, ka shpërthyer në akuza të drejtpërdrejta dhe mjaft të ashpra ndaj deputetëve të PS, duke e cilësuar vendimin si një hakmarrje politike të urdhëruar nga kryeministri Edi Rama dhe ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku. Shehaj ka drejtuar gishtin nga Taulant Balla dhe Ulsi Manja, duke përdorur tone të ashpra dhe kritike, pasi ata votuan për përjashtimin e tij dhe të deputetit Erald Kapri.     “Shiko çfarë po bëjnë, shërbëtorët e Belinda Ballukut dhe të Edi Ramës, kanë vendosur përjashtimin e deputetëve të Partisë ‘Mundësia’ nga Kuvendi i Shqipërisë. Pse ikni zoti kryetar? T’ju vijë turp! Turp! T’ju...