Shehaj përjashtohet 60 ditë/ Manja: Do të ketë kallëzim në Prokurori

Shehaj përjashtohet 60 ditë/ Manja: Do të ketë kallëzim në Prokurori

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën u mblodh këtë të martë për të shqyrtuar kërkesën e 13 deputetëve të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste për marrjen e një mase disiplinore ndaj deputetit Agron Shehaj, pas incidentit të ndodhur me dokumentin konfidencial në ambientet e Kuvendit. Në përfundim të mbledhjes, Sekretariati vendosi përjashtimin e Shehajt për 60 ditë nga punimet e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare, masë që do të hyjë në fuqi me nisjen e sesionit të ri parlamentar në vjeshtë. Pas mbledhjes, deputeti socialist Ulsi Manja deklaroi se nuk bëhet fjalë për një rast të izoluar, duke kujtuar se edhe më parë ndaj Agron Shehajt janë marrë masa disiplinore. “Rasti i deputetit Shehaj është i përsëritur. Sekretariati edhe herë të tjera ka marrë masa...