Kamarierët e dhunuan, truproja e goditi me thikë, si u vra turisti portugez, badiguardët punonjës policie dhe burgjesh nuk reaguan

Kamarierët e dhunuan, truproja e goditi me thikë, si u vra turisti portugez, badiguardët punonjës policie dhe burgjesh nuk reaguan

Policia ka zbardhur dinamikën e plotë të vrasjes së turistit 20-vjeçar portugez sot në Ksamil. Si rezultat i veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë, si dhe koordinimit të punës mes Komisariatit të Policisë Sarandë, Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, paraditen e sotme, në Levan, Fier, u kap në bagazhin e një automjeti autori i dyshuar i vrasjes, shtetasi Sokrat Lipan alias Sokrat Vata, 29 vjeç. Ky shtetas udhëtonte në bagazhin e një automjeti që drejtohej nga shtetasja Ezgi Perlak, 31 vjeçe, dhe pasagjer shtetasi Nuh Mahmutoglu, 38 vjeç, të dy me shtetësi turke, të cilët kishin njohje me autorin dhe e kishin fshehur në makinë, me qëllim që ta transportonin drejt Tiranës. Po në kuadër...