Foto e aksidentit tragjik në Manzë, humbën jetën 3 të rinj mes tyre një 15 vjeçar, 2 të tjerë rëndë në spital
Syri siguron foton e makinës pak pas aksidentit tragjik në Manzë të Durrësit, që i mori jetën 3 të rinjve ndërsa 2 të tjerë janë në gjëndje të rëndë në spital. Aksidenti ndodhi rreth orës 02:22 (19 gusht) në një rrugë dytësore të Manzës. Sipas policisë, drejtuesi i automjetit Kleo Vrioni 25 vjeç, humbi kontrollin e mjetit dhe u përplas me një bordurë betoni. Në makinë ishin dhe 4 pasagjerë Nga përplasja humbën jetën drejtuesi i mjetit, Kleo Vrioni 25 vjeç, dhe pasagjerët 26-vjeçarja Sara Brugentelli dhe 15-vjeçari Alvi Muhaxhiri. Dy pasagjerë të tjerë, Rejsi Vrijoni, 25 vjeç, dhe Klevis Dervishi, 16 vjeç, mbetën të plagosur dhe u transportuan drejt Tiranës. Gjendja e 16-vjeçarit raportohet e rëndë. Viktimat e aksidentit tragjik Kleo Vrioni - 25 vjeç...
Burimi:
syri.net