Trump i vendosi vulën Hormuzit, reagon Teherani: Do ti shuajmë shpejt iluzionet tuaja
Përplasja mes Uashingtonit dhe Teheranit po merr një tjetër kthesë, me deklarata gjithnjë e më të ashpra nga të dyja palët. Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, pretendon se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë rikthimin në negociata, por këtë herë sipas kushteve të Iranit. Sipas tij, objektivi i luftës ishte detyrimi i Iranit të dorëzohej, por kjo nuk ndodhi. “Ne nuk do të dorëzohemi. Amerika tani po na kërkon të negociojmë sipas kushteve tona”, deklaroi Araghchi. Ai pretendoi se memorandumi i mirëkuptimit mes palëve përmban 13 dispozita në favor të Iranit dhe vetëm një në favor të SHBA-së. Araghchi akuzoi gjithashtu Izraelin se po përpiqet të pengojë zbatimin e marrëveshjes. “Ne fituam luftën dhe fituam në diplomaci. E detyruam armikun të pranonte kushtet tona”, tha...
Burimi:
ntv.al