Epoka e re/ Shpatat në lindjen e Mesme që po sfidojnë rendin amerikan të sigurisë-mesazhi

Epoka e re/ Shpatat në lindjen e Mesme që po sfidojnë rendin amerikan të sigurisë-mesazhi

Një aleancë e re po shfaqet në Lindjen e Mesme. Arabia Saudite, Turqia dhe Pakistani kanë nënshkruar një pakt të përbashkët mbrojtjeje, një marrëveshje që ngjan me një version modern të parimit “të gjithë për një, një për të gjithë”. Pakti parashikon që një sulm ndaj njërit prej tre vendeve të konsiderohet kërcënim për të gjithë dhe të mund të shkaktojë një përgjigje të përbashkët. Edhe pse zyrtarët e tre shteteve këmbëngulin se marrëveshja është mbrojtëse dhe nuk drejtohet kundër një vendi të caktuar, mesazhi gjeopolitik është i qartë. Arabia Saudite sjell fuqinë financiare dhe energjetike, Turqia industrinë e saj ushtarake dhe teknologjinë e mbrojtjes, ndërsa Pakistani sjell një kapacitet ushtarak dhe bërthamor që e bën aleancën veçanërisht të rëndësishme. Marrëveshja u finalizua në Mekë,...