Zjarret në vend/ 4 vatra mbeten aktive, shuhen në Lurë e Mat; riaktivizohet Priska
Situata e zjarreve në vend paraqitet në përmirësim, por katër vatra vijojnë të jenë aktive, ndërsa në Priskë është regjistruar riaktivizim i flakëve. Sipas përditësimit të Ministrisë së Mbrojtjes deri në orën 20:00, në të gjithë territorin janë evidentuar shtatë vatra zjarri, nga të cilat katër mbeten aktive dhe tri janë nën monitorim. Operacionet po vijojnë nga toka dhe ajri. Forcat e Armatosura kanë angazhuar 140 efektivë, tre helikopterë dhe dy avionë “Air Tractor” në mbështetje të strukturave të tjera në terren. Në Dajt, puna vijon për izolimin e zjarrit me 50 efektivë të Forcave të Armatosura dhe një helikopter. Ministria bën të ditur se nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra në Priskë është riaktivizuar dhe po mbahet nën vëzhgim nga forcat operacionale. Edhe në...
Burimi:
ntv.al