AKSIDENT NE DURRES, 3 VIKTIMA E 2 TE PLAGOSUR

AKSIDENT NE DURRES, 3 VIKTIMA E 2 TE PLAGOSUR

Aksident tragjik në Durrës/ Humbi kontrollin e makinës dhe u përplas me bordurën, ndërrojnë jetë tre të rinjtë! Mes tyre edhe një 15-vjeçar Një aksident i rëndë rrugor ka tronditur orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit, ku një automjet është përplasur me një bordurë betoni, duke shkaktuar një bilanc tragjik prej tre viktimash dhe dy personash të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:22, në një rrugë dytësore të zonës. Sipas të dhënave paraprake të policisë, automjeti drejtohej nga një 25-vjeçar, i cili, për arsye që ende nuk janë bërë të qarta, ka humbur kontrollin mbi mjetin. Pas daljes nga kontrolli, automjeti është përplasur me forcë me një bordurë betoni. Goditja ka qenë tepër e rëndë dhe ka shkaktuar pasoja fatale për...