Kreu i Premier League ngre zërin: FIFA dhe Infantino kanë shtypur butonin e vetëshkatërrimit!
Gianni Infantino dhe FIFA kanë shtypur “butonin e vetëshkatërrimit”. Futbolli anglez pozicionohet sërish kundër qëndrimeve të federatës ndërkombëtare të topit, këtë herë nëpërmjet numrit 1 të Premier League, Richard Masters. Për “BBC” ai ka folur kundër projektit, – më pas të braktisur – për të përfshirë privatët në organizimin e Botërorit. “Me atë plan kreu i FIFA-s, Infantino, ka shtypur butonin e vetëshkatërrimit”, – ka theksuar Masters. Kreu i kampionatit anglez për klube, ndër më të fuqishmit në botë, i bashkohet korit të zërave që kërkojnë një reformë në drejtimin e FIFA-s, ndërsa Infantino pretendon rizgjedhjen në 2027-ën. “Është një problem i krijuar nga FIFA – vazhdon kreu i Premier, është vetëlëndim. Pasojat e atij qëndrimi tani po kushtëzojnë gjetjen e zgjidhjeve. Nuk besoj se...
Burimi:
javanews.al