SHBA njeh kontributin shqiptar në NATO, ambasadori amerikan: Po na japin bazat dhe aksesin që na nevojitet
Në një moment kur marrëdhëniet transatlantike po hyjnë në një fazë të re rishikimi strategjik dhe Uashingtoni po kërkon më shumë përgjegjësi nga aleatët për barrën e sigurisë kolektive, Shqipëria rezulton ndër vendet që jo vetëm përmbushin, por tejkalojnë standardet e vendosura nga NATO. Mesazhi politik që vjen nga SHBA është i qartë: në arkitekturën e re të sigurisë, kontributi konkret do të jetë elementi përcaktues në raportet me aleatët. Një tabelë e publikuar gjatë intervistës së ambasadorit amerikan në NATO, Matthew Whitaker, në Fox News, ka nxjerrë në pah nivelin e shpenzimeve ushtarake të vendeve të aleancës për periudhën 2014–2025. Në këtë tabelë, Shqipëria figuron me 570.3 milionë dollarë shpenzime për mbrojtjen, duke u renditur mes vendeve që kontribuojnë në barrën e përbashkët të...
Burimi:
javanews.al