Rudina Hajdari për protestën: S’është faji vetëm i pushtetit, por edhe atyre që na lanë pa shpresë
Rudina Hajdari i është bashkuar virtualisht protestës në Tiranë kundër investimit në Zvërnec. Ajo ka ndarë një video të filmuar në ditën e 15-të të protestës, ku shihet e përlotur ndërsa flet për emocionet që i janë ngjallur. “Këtë video e kam bërë në ditën e 15-të të protestës me idenë se nuk do ta shihte ndonjëherë dritën. Por jemi në ditën 21 dhe protesta po bëhet akoma më e bukur. Diaspora po na bashkohet, edhe unë bashkë me ta. Më në fund po na mbushen sytë me lot nga lumturia dhe krenaria për Shqipërinë dhe shqiptarët!”, shkruan ajo krah videos. Ndërsa në një moment ajo kujton trashëgiminë që i ka lënë pas babai i ndjerë për dashurinë e pakushtëzuar për atdheun.“Unë jam një nga...
Burimi:
ntv.al