Rrëmbeu kopjen e marrëveshjes me SHBA-në dhe iku me vrap, reagon Shehaj: E mora për ta lexuar! Peleshi nuk tha që…
Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, ka reaguar për veprimin që bëri sot në Kuvend, ku ai mori dokumentin e marrëveshjes me SHBA-në për huanë prej 302 milionë dollarësh dhe u largua me vrap. Shehaj tha se e mori marrëveshjen për ta lexuar pas deklaratës së kryeparlamentarit Niko Peleshi. Ai tha se firmosi dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe më pas e mori atë dhe u largua. “Në lidhje me lajmet që kanë dalë mbi dokumentin e marrëveshjes, thjesht e keni parë vetë që kryeparlamentari u tha deputetëve që po ankoheshin se mund ta gjenin te zyra këtu afër. Nuk tha që nuk mund ta marrësh. Unë shkova, firmosa dokumentin për mospërndarjen e marrëveshjes dhe u largova. Ne na kërkojnë shumë gjëra në Kuvend, madje...
Burimi:
javanews.al