“Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat. Në PS bën karrierë ai që shan protestën
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha shfrytëzoi një komunikim me gazetarët për të deklaruar se vendi është në duart e krimit. Për të mbështetur këtë deklaratë Berisha përmendi ngjarjet e dy ditëve të fundit në Sarandë e Elbasan, ndërsa akuzoi ministrin e brendshëm se mashtroi qytetarët në lidhje me arrestimin e të shumëkërkuarit Ylli Zalla. “Një i shumëkërkuar, Ylli Zalla, i vendosin tritol në banesë dhe bën konferencë shtypi para shtëpisë së rrënuar nga tritoli. Akuzon policinë si autore e mundshme e tritolit. Lamallari mashtron qytetarët, thotë se e arrestuan, ndërkohë Zalla u dorëzua vetë. Se si mund të ketë dorëzim tjetër se sa të dalë në konferencë shtypi, vetëm mendja bosh e Lamallarit mund ta cilësojë arrestim. Ai u dorëzua”, tha kreu i PD. ...
Burimi:
vizionplus.tv