Policia ngre njësi për krimet mjedisore/ Lamallari: çdo zjarr do të hetohet, edhe pasi të fiket
Policia e Shtetit do të krijojë një njësi të re me fokus të posaçëm te krimet mjedisore, me synimin për të hetuar më në thellësi rastet e zjarreve dhe veprave të tjera që dëmtojnë mjedisin. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, gjatë një takimi me drejtuesit vendorë të Policisë së Shtetit në 12 qarqe. Në takim, ku ishte i pranishëm edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, u kërkua një qasje më proaktive ndaj zjarreve dhe hetimit të shkaqeve të tyre. Lamallari theksoi se puna e Policisë nuk duhet të përfundojë me shuarjen e një zjarri, por të vijojë me identifikimin e shkakut dhe autorëve të mundshëm. “Për Policinë, zjarri nuk përfundon kur fiket. Aty...
Burimi:
ntv.al