Resortet luksoze/ Rama: Janë investime që sjellin të ardhura në familjet shqiptare

Resortet luksoze/ Rama: Janë investime që sjellin të ardhura në familjet shqiptare

Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në ceremoninë inauguruese të fluturimit të parë Tiranë-Toronto. Gjatë fjalës së tij Rama njoftoi se është hapur gara për projektin e aeroportit të Gjirokastrës dhe tha se ai do jetë një aeroport sezonal. Ai shtoi se Shqipërisë i duhen sa më shumë resorte turistike të gamës së lartë sepse sipas tij janë investime në arkën e shtetit shqiptar. Ai shprehu gjithashtu se vonesat në aeroportin e Vlorës nuk kanë ndodhur për shkak të shtetit, por për shkak të problemeve të brendshme të kompanisë përgjegjëse. “Jemi sot në një moment shumë të rëndësishëm edhe për faktin se tanimë Shqipëria e ka përmbyllur një fazë të re transformimi në turizëm dhe duhet të hyjë me patjetër në një fazë tjetër...