Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

Konflikti me 3 të plagosur në Tepelenë, policia identifikon 5 autorët e dyshuar dhe i shpall në kërkim

Policia e Shtetit ka zbardhur detaje të reja në lidhje me konfliktin e ndodhur në orët e para të mëngjesit të së premtes në qytetin e Tepelenës, ku mbetën të dëmtuar tre persona. Sipas njoftimit zyrtar, pas veprimeve intensive hetimore të kryera nga grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, janë identifikuar autorët e dyshuar të ngjarjes. Ata janë shtetasit R. Ç., 23 vjeç, Sh. Ç., 22 vjeç, A. Ç., 30 vjeç, A. Ç., 58 vjeç dhe H. Ç., 43 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim policor. Nga hetimet paraprake rezulton se gjatë konfliktit, njëri prej personave të shpallur në kërkim dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:10 të datës 31 korrik 2026, kur si pasojë e përplasjes...