Shkrirja e bashkive/ PD letër ndërkombëtarëve

Shkrirja e bashkive/ PD letër ndërkombëtarëve

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, u është drejtuar me një letër selive diplomatike në Shqipëri dhe institucioneve ndërkombëtare lidhur me procesin e Reformës Territoriale, duke shprehur shqetësime për mënyrën se si, sipas tij, po zhvillohet procesi. Në letrën e datës 27 korrik 2026, Bardhi argumenton se qasja e shumicës socialiste nuk respekton parimin e konsensusit politik dhe bie në kundërshtim me standardet ndërkombëtare, Kartën Evropiane të Vetëqeverisjes Vendore dhe angazhimet që Shqipëria ka marrë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian. Sipas tij, ekziston rreziku që ndryshimi i kufijve administrativë të përdoret për një rikonfigurim territorial me ndikim elektoral, duke ndikuar në rezultatet e zgjedhjeve të ardhshme vendore dhe, në mënyrë të tërthortë, edhe në ato parlamentare. Në letër...