Tërmet 7.2 ballë në Peru, ja ku ishte epiqendra (VIDEO) –
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.2 ballë të shkallës Rihter goditi këtë të enjte Perunë jugore, njoftoi Instituti Gjeofizik Peruan (IGP). Epiqendra e tërmetit ishte 35 kilometra në veri të qytetit të Coracora, në departamentin e Parinacochas, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 108 kilometra. Ndërkohë, Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC) dhe Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) raportuan se tërmeti kishte një magnitudë prej 6.7 ballësh. Deri më tani, nuk ka informacione për viktima ose persona të lënduar. Ky tërmet i fuqishëm në Amerikën Latine ka rikthyer shqetësimet e shkencëtarëve dhe qytetarëve, pasi ndodh disa ditë pas tërmetit me magnitudë 7.4 ballë në Kolumbi dhe më pak se dy muaj pas dy tërmeteve të forta të regjistruara në Venezuelë. Drejtori i Përgjithshëm i...
Burimi:
javanews.al