Banorët e Memaliajt protestojnë kundër Reformës Territoriale
Banorët e Memaliajt kanë dalë në protestë kundër ndryshimeve të propozuara nga PS-ja në kuadër të Reformës Territoriale, që parashikojnë bashkimin e kësaj bashkie me Bashkinë e Tepelenës. Qytetarët shprehen kundër kësaj nisme, duke argumentuar se shkrirja e bashkive do të sjellë rritje të kostove dhe vështirësi më të mëdha për banorët, për shkak të shtrirjes së gjerë territoriale të zonës. Sipas tyre, largimi i shërbimeve vendore dhe përqendrimi i administratës në një tjetër qendër do të ndikojë negativisht te qytetarët, veçanërisht te banorët e zonave më të thella. Protestuesit kërkojnë që Bashkia Memaliaj të vijojë të funksionojë si njësi më vete e qeverisjes vendore, duke kundërshtuar çdo ndryshim që, sipas tyre, cenon aksesin e qytetarëve në shërbime publike.
Burimi:
ntv.al