Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

Protestat kundër ndarjes së re territoriale/ Braçe bën apel për reflektim: Të dëgjojmë qytetarët me qetësi dhe mençuri

Ndërsa kundërshtimet ndaj draftit të ri të PS për reformën territoriale po shoqërohen me protesta në disa bashki të vendit, deputeti socialist Erion Braçe apelon që procesi të mos mbetet vetëm një diskutim teknik, por të shoqërohet me dëgjesa dhe debat me qytetarët e zonave që preken nga ndarja e re. Në një reagim në rrjetet sociale, Braçe u ndal te Poliçani, Divjaka dhe Libohova, tre bashki që sipas draftit të socialistëve parashikohen të shkrihen, duke kujtuar lidhjen e tij me këto zona dhe duke theksuar se secila prej tyre ka historinë, identitetin dhe zhvillimin e saj. Ai tha se protesta e zhvilluar në Poliçan ku disa qytetarë dogjën teserat e PS-së, reagimet në Divjakë dhe kundërshtimet e shprehura në Libohovë tregojnë se qytetarët duan...