Takim Letrar mes Klubeve të Librit nga Tirana dhe Gjakova
Shkruan: Blerim Valla Takimi Letrar me Klubet e Librit nga Tirana dhe Gjakova u organizua si pjesë e edicionit të 3 – të të festivalit kulturor mbarëshqiptar “Ditët e Shqiptarit”. Ky aktivitet letrar u mbajt në mjediset e Muzeut Etnografik të Gjakovës dhe u organizua nga Fondacioni për Gjakovën në kuadër të agjendës kulturore të festivalit. Takimi shërbeu si një platformë për bashkëbisedim, lexime poezish, recitime artistike dhe reflektime mbi letërsinë, historinë dhe identitetin e përbashkët shqiptar. Me këtë rast u diskutua edhe u bë një bashkëbisedim mes të pranishmëve rreth librit “E shkuar e pakryer” të autorit Ermal Hasimja dhe romanit “Një skenë filmi” të Roland Spahiut. Ky takim letrar ishte vetëm një nga aktivitetet e shumta të festivalit. Përgjatë kësaj periudhe, qyteti i...
Burimi:
kultplus.com