Anëtari i PS-së i këshillit bashkiak në Patos kundër hartës së Ramës: Të mos shkrihet bashkia
Anëtari i Partisë Socialiste në degën e Patosit, njëherazi anëtar i Këshillit Bashkiak të Patosit dhe inxhinier nafte, Armand Ahmeti, ka dalë publikisht kundër propozimit të Reformës Territoriale që parashikon shkrirjen e Bashkisë Patos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Fier. Përmes një deklarate publike, Ahmeti thekson se qëndrimi i tij vjen pas shqetësimeve dhe reagimeve të shumta të qytetarëve, si edhe konsultimeve të zhvilluara me anëtarët e Këshillit Bashkiak. Sipas tij, propozimi për shkrirjen e Bashkisë Patos nuk pasqyron interesin më të mirë të banorëve dhe nuk duhet të ecë përpara pa një proces të plotë, transparent dhe gjithëpërfshirës konsultimi me komunitetin vendor. Ahmeti deklaron se, si përfaqësues i zgjedhur nga qytetarët, e konsideron detyrim institucional dhe moral mbrojtjen e interesave të Bashkisë Patos,...
Burimi:
syri.net