“Neomalsore Agroturizëm”/ Braçe i kerkoi dokumentet, Koçeku: Tre breza por ende pa dokumente

“Neomalsore Agroturizëm”/ Braçe i kerkoi dokumentet, Koçeku: Tre breza por ende pa dokumente

Deputetja e pavarur Marjana Koçeku ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Erion Braçe, i cili ngriti pikëpyetje lidhur me dokumentacionin e pronësisë së subjektit “Neomalsore Agroturizëm”, i lidhur me të. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçeku kundërshtoi deklaratat e Braçes, duke theksuar se familja e saj jeton prej tre brezash në atë zonë, por ende nuk ka arritur të pajiset me dokumente pronësie. “Jo, zoti Braçe, nuk i kam letrat. Nëna ime ka ardhur vajzë aty, është bërë nënë dhe është bërë gjyshe. Ka tre breza aty dhe zero dokumente”, shkroi deputetja. Në reagimin e saj, Koçeku ngriti pyetjen nëse mungesa e dokumentacionit është përgjegjësi e banorëve apo e shtetit, duke argumentuar se problematika e pronësisë në zonat rurale vijon prej dekadash pa...