Refuzohet kërkesa e PD për zgjatjen e afatit të “Territoriales”, Berisha: Raporti juaj i paligjshëm, do bëjmë gjithçka që shqiptarët të ngrihen kundër jush
Me 82 vota kundër të mazhorancës dhe 27 vota pro të opozitës, Kuvendi rrëzoi kërkesën e Partisë Demokratike për zgjatjen me 3 muaj të afatit të punës së Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale. Pas votimit, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi mazhorancën se po vepron në mënyrë të njëanshme dhe se po tenton të miratojë një reformë pa dakordësinë dhe diskutimin e plotë në komision. Berisha tha se opozita kishte pranuar të merrte pjesë në proces pas kërkesave të Komisionit Evropian dhe qytetarëve, duke pretenduar se puna e saj ishte konkretizuar në një raport prej rreth 400 faqesh. “Ne iu përgjigjëm një kërkese të prerë të Komisionit Evropian për angazhimin në komision parlamentar për reformën territoriale. Gjithashtu kemi pasur me dhjetëra e qindra kërkesa...
Burimi:
vizionplus.tv