Reforma Zgjedhore shtyhet deri në nëntor, Komisioni kërkon zgjatjen e mandatit

Reforma Zgjedhore shtyhet deri në nëntor, Komisioni kërkon zgjatjen e mandatit

Komisioni i Posaçëm për Reformën Zgjedhore TIRANË-Puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore do të vijojë përtej afatit të parashikuar fillestar. Dy bashkëkryetarët e komisionit, Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi, kanë depozituar zyrtarisht kërkesën për zgjatjen e mandatit të tij deri në 30 nëntor 2026. Komisioni i Reformës Zgjedhore u ngrit në tetorin e vitit të kaluar më mandat 9 mujor. Kërkesa i është dorëzuar kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, si dhe Konferencës së Kryetarëve dhe pritet të votohet në Kuvend. Në argumentimin e tyre, bashkëkryetarët theksojnë se shtyrja e afatit është e nevojshme për t'u dhënë më shumë kohë forcave politike të arrijnë një konsensus mbi çështjet kryesore të Reformës Zgjedhore. Sipas tyre, dakordësia politike duhet të paraprijë hartimin teknik të ndryshimeve në Kodin...