Reforma Territoriale/ Vullnet Sinaj del kundër bashkimit të Selenicës me Vlorën
selenice SELENICË– Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj propozimit për bashkimin e Bashkisë së Selenicës me Bashkinë e Vlorës. Sinaj argumenton se Selenica ka tregues të mirë funksionalë dhe ekonomikë, kontribuon ndjeshëm në ekonominë kombëtare përmes pasurive minerare dhe prodhimit të naftës, por nuk përfiton mjaftueshëm nga renta minerare. Deputeti socialist i bën thirrje Kuvendit që të dëgjojë zërin e qytetarëve dhe të ruajë statusin e Selenicës si një bashki e pavarur. Reagimi i plotë: Pasi u njoha me projektin e ri të reformës administrativo-territoriale, po paraqes argumentet e mia lidhur me kundërshtimin e idesë së bashkimit të bashkisë së Selenicës me atë të Vlorës. Mendimi im është që duhet dëgjuar...
Burimi:
zeri.ai