Gonzato i jep lamtumirën Shqipërisë: Zemra e shpirti im janë mbushur me kujtime
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, ka përmbyllur misionit e tij trevjeçar në vendin tonë, duke përcjellë një mesazh falënderimi dhe shprese për të ardhmen evropiane të Shqipërisë. Përmes një postimi të ndjerë në rrjetet sociale, diplomati i BE-së është shprehur se largohet me kujtime të paharrueshme, ndërsa ka premtuar se do të rikthehet sërish. Duke kujtuar fillimin e detyrës së tij kur hyri nga pika kufitare e Hanit të Hotit, Gonzato theksoi se gjatë udhëtimeve nga veriu në jug ka takuar njerëz ambiciozë e punëtorë. Megjithëse ka parë nga afër sfidat dhe vështirësitë e vendit, ai u shpreh i bindur se vendosmëria dhe energjia e treguar e bëjnë të sigurt se e ardhmja e Shqipërisë është brenda familjes evropiane. Gonzato nënvizoi punën...
Burimi:
ntv.al